Dellova i Prishtinës përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja

357

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë kanë diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 16-të në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com

Komisioni i Garave bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve lidhur ka vendosur që të hap inicim disiplinor.

Futbollisti i Prishtinës, Lumbardh Dellova, bënë pjesë në inicim disiplinor për  motivin se pas ndeshjes Trepça ’89 – Prishtina ka provokuar përfaqësuesit e Trepçës ’89 me gjeste josportive.

“Ndaj lojtarit të FC “Prishtina” me nr të fanellës 5, Lumbardh Dellova nr ID 000161M99. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Trepça’89-Prishtina, derisa lojtarët ishin drejtuar zhveshtoreve  provokon përfaqësuesit e KF “Trepça’89” me gjeste josportive, banale dhe të pahijshme, duke nxitur reagim të ashpër të përfaqësuesve të KF “Trepça’89“. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes”, shkruhet ne inicim.

/Gazeta Sheshi/