Del Piero zgjedh mes Ronaldos dhe Messit me sy mbyllur

198

Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Alessandro Del Piero ka një mënyrë krejt të veçanet për të përzgjedhur se kush është më i mirë në mes të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ai tha se këtë e bën me sy mbyllur, pasi sa është e vështirë është edhe e lehtë përzgjedhja.

“Messi ose Ronaldo? Kurrë nuk i jam përgjigjur kësaj pyetje në jetën time, sepse është zgjedhje shumë e vështirë dhe njëkohësisht shumë e lehtë”, tha Del Piero për “Goal.com”.

“Unë mund të mbyll sytë dhe të zgjedh njërin, sepse të dy janë të jashtëzakonshëm”.