Deklarata e Scholes do ta “nervozojë” Ibrahimovicin

153

Zlatan Ibrahimovic është aktualisht përforcimi më i madh në Manchester United.

Por, legjenda e klubit, Paul Scholes ka paralajmëruar skuadrën nga Old Trafford se nuk duhet të pres të njëjtin kontribut nga suedezi, sikurse që bëri ai në Paris Saint-Germain.

“Nuk e dimë për Zlatanin. Ai është 34-vjeç, në gjendje të mirë fizike dhe ndoshta do të luajë për një vit”, deklaroi Scholes për “Sport Witness”, përcjell “Lajmi.net”.

“Te rasti i Ibrahimovicit, PSG krijoi shumë raste për të dhe ishte e lehtë të shënonte gola në atë ekip dhe në atë ligë”, shtoi ai.

“Ky ekip i Manchester Unitedit nuk është i mirë sa ai i PSG-së. Ai duhet të punojë më shumë për veten në United se sa në PSG”, përfundoi Scholes.