Dedikim special i Xhemailit

160

Blerim Xhemaili arriti të shënojë edhe një gol tjetër të rëndësishëm në kampionatin italian Serie A.

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, i dha fitoren skuadrës së tij Genoas në udhëtim tek Sassuolo.

Pas ndeshjes Xhemaili ka bërë të ditur se golin e shënuar ia dedikon djalit të tij që e kishte ditëlindjen ditë më parë.

“Golin ia dedikoj djalit tim që kishte ditëlindjen pak ditë më parë dhe për të gjithë njerëzit që janë afër meje në këtë vit i cili është një rimëkëmbje për mua”.

“Kjo është fitore e gjithë ekipit, secili dha maksimumin dhe nuk dëshiruam të kthehemi të mposhtur. Jemi kthyer ndaj kritikave dhe mendoj se u dëshmuam në fushë”, tha Xhemaili.