Debutuesit fatlum të xhiros së parë (Foto)

196

Xhiroja e parë e Raiffeisen Superligës mund të konsiderohet lirisht si fundjava e debutuesve, si për futbollistë ashtu edhe për trajnerë.

Kjo pasi që pesë futbollistë të ndryshëm i kanë gjetur rrjetat, në paraqitjet e tyre të para me skuadrat e reja, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sigurisht, “njeriu debutues” i javës së parë ishte Xhevdet Shabani, i cili shokoi ish-skuadrën e tij Feronikeli në Drenas, duke shënuar një dopietë të jashtëzakonshme për t’ia dhënë Besës tri pikë.

Gola debutuesish kishte edhe te Prishtina, që u ndihmua nga rrjetat e Ahmed Januzi dhe Gauthier Mankenda për ta mposhtur Llapin 3:1.

Ahmet Januzi shënoi në debutim me Prishtinën në Superligë

Dy lojtarë tjerë “të panjohur” që e filluan me gola te skuadrat e reja ishin Leotrim Kryeziu, që ishte vendimtar në fitoren e Dritës 1:0 në Mitrovicë dhe sulmuesi i huaj John, që realizoi me kokë për 89-shin në Gjilan.

Gani Sejdiu (Besa), Kushtrim Munishi (Prishtina) dhe Bekim Shotani (Trepça ’89) fituan në ndeshjet e para në krye të skuadrave të tyre në kampionat, derisa me trepikësh u rikthye në bankinën e Drenicës Afrim Jashari.

Gani Sejdiu debutoi me fitore në bankinën e Besës, kundër Feronikelit.