De Biasi tregon se si erdhën Hysaj dhe Berisha në Itali

136

Trajneri aktual i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka treguar dy anekdota kurioze, lidhur me dy nga lojtarët e tij, që aktivizohen në Serinë A.

Elseid Hysaj – “Babi i tij ka bërë shtatë, unë them shtatë udhëtime me gomone për të sjellë të gjithë familjen në Itali. Ai ishte një murator dhe tani e sheh djalin e tij të luajë te Napoli dhe në Kampionatin Europian”.

Etrit Berisha – “Herën e parë, që njërit nga bashkëpunëtorit tim i doli përpara, Etriti ishte duke peshkuar. Ai jetoi dhe luajti në Kalmar, ose më mirë jetonte në një fshat peshkimi, në afërsi të qytetit suedez.

Nuk ishte trajnuar me ne kurrë, nuk kishte pasur asnjëherë trajner portierësh. E morëm për ta provuar në një lojë, në një miqësore kundër Iranit, për të kuptuar se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm kishte”.