De Biasi fton Rashicën në kombëtare

138

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni de Biasi në një deklaratë për median, ka konfirmuar afrimin e Milot Rashicës në dy miqësoret e marsit që kuqezinjtë do të zhvillojnë.

“Mendoj se është ende shpejt për emrat e atyre që do të vijnë në Europian, por siç e kam thënë me shumë mundësi do të kenë lojtarët që na kualifikuan. Rashica do të jetë për Luksemburgun, pasi po paraqitet mirë në Holandë. Nuk do të jetë ndaj Austrisë, pasi Shpresat kane një sfidë të rëndësishme kundër Greqisë”, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare.