Datat kur zhvillohen ndeshjet e barazhit të Superligës

2020

Dukagjini dhe Flamurtari, dy skuadra që do të përballen dhe kërkojnë Superligën përmes barazhit.

Skuadra nga Klina e mbylli sezonin me 58 pikë në pozitën e dytë të Grupit A, kurse skuadra kryeqytetase me 52 pikë në pozitën e dytë të Grupit B.

Kësisoj, këto dy skuadra do të takohen mes vete në barazh dhe fituesi pastaj do luajë me skuadrën e cila do e mbyll sezonin në pozitën e tetë të Superligës.

Ndeshja mes skuadrave nga Liga e Parë zhvillohet më 22 maj (e shtunë), kurse ajo ndaj skuadrës ndaj pozitës së tetë të Superligës më 29 maj.