Dardanët mbajtën stërvitjen e parë në Antalia

215

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar në Antali, derisa pasdite e ka mbajtur stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore kundër Guinesë dhe Gambisë.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë, derisa edhe kushtet për punë janë shumë të mira.

Futbollistët që shihen si potencial për të ardhmen po punojnë me përkushtim për t’i dëshmuar vlerat e tyre në këtë grumbullim.

Përzgjedhësi Bernard Challandes edhe në këtë stërvitje u ka shpjeguar futbollistëve skemat e ndryshme të lojës dhe atë çfarë kërkon prej tyre në këto dy miqësore.

Ndërkohë, Florian Loshaj dhe David Domgjoni u shprehën të kënaqur me stërvitjet e bëra gjatë këtyre dy stërvitjeve, derisa theksuan se janë optimistë për paraqitje dhe rezultate të mira në miqësoret kundër dy kombëtareve afrikane.

Miqësoren e parë Kosova e zhvillon të martën me Guinenë, derisa më pas të premten luan me Gambinë.