Danimarka shkon në pushim me avantazh ndaj Rusisë, Belgjika dhe Finlanda e mbyllin me barazim pjesën e parë

85

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve në Grupin B të “Euro 2020”, shkruan Gazetasheshi.com.

Danimarka në “Parken Stadium” te Kopenhagës, është duke e mposhtur minimalisht Rusinë prej 1:0.

Golin për danezët e ka realizuar Mikkel Damsgaard, në minutën e 38-të.

Mesfushori i Sampdorias ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur nga jashtë zonës së 16-të metërshit.

Ndërsa në duelin tjetër të po të njëjtit grup, Finlanda dhe Belgjika e kanë mbyllur pa gola prej 0:0 pjesën e parë të ndeshjes.

/Gazeta Sheshi/