Dallku: Penalltia ndaj Istogut ishte shumë e qartë, duam inkuadrimin në Superligë

465

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka reaguar ndaj deklarimeve të skuadrës së Istogut në lidhje me një penallti shumë të diskutuar.

Dallku tha se skuadra e tij fitoi me meritë dhe se ndërhyrja ndaj Milicajt ishte penallti, shkruan GazetaBlic.

“Ndeshja ndaj Istogut ishte shumë e fortë. Istogu kishte ardhur në të vërtetë për të mbrojtur dhe gjatë gjithë ndeshjeve ka mbetur në mesfushën e tij. Më bën të qesh kur shoh disa analiza që gjoja nuk ishte penalltia. Fitorja ishte e merituar mirë nga ne” tha fillimisht Dallku.

Më pas ai foli edhe për finalen e Kupës së Kosovës, ku tha se nuk ka kundërshtar të preferuar nga Llapi e Prishtina për finale.

“Për ne nuk ka shumë rëndësi se kush është finalist, normalisht që e kemi pasur fokusin në inkuadrimin në Superligë, megjithatë edhe Kupës ia kem bo “hizmetin”” deklaroi Dallku.