Daku ka një mesazh për rekordin e thyer në Superligë

442
FOTO: Shpend Ahmeti!

Mirlind Daku në këtë sezon ka arritur ta thyejë një rekord për gola mbrenda një sezoni në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Sulmuesi i Ballkanit në këtë edicion ka shënuar hiq me pak se 28-të gola dhe mund ta thellojë ende më shumë, pasi deri në fund kanë mbetur edhe dy javë.

23 vjeçari për këtë është shprehur mjaftë i lumtur, ku përmes rrjetit social ai e ka përshkruar si ndjenjë të veçantë që ta thyejë një rekord të madh.

Nder tjera gjilanasi ka shprehur një falënderim për skuadrën e Ballkanit, ish-trajnerët Ismet Munishi dhe Blendi Shkëmbi. Gjithashtu mirënjohje për këtë ka edhe për Arsim Kabashin dhe bashkëlojtarët e tij.

“Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkembi, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin”.

“Qëllimi ishte titulli i kampionit, por rrethanat ishin asisoji që nuk ia dolëm. Faleminderit Suharekë, Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Daku.

Ndërsa me parë rekordin e mbante Oto John kur ishte pjesë e Trepçës ’89 në 2017 dhe Fitim Haliti me Besën nga 27-të gola.

/GazetaSheshi/