Daku i lumtur për arritjen e suksesit këtë edicion, falendëron edhe tifozët për besimin ndaj tij!

134

Mirlind Daku, është shpallur sportisti më i mirë i vitit në Komunën e Gjilanit. Ish-sulmuesi i Ballkanit kishte shkëlqyer në edicionin që lamë pas me suharekasit, duke thyer edhe një rekord në futbollin kosovar.

Futbollisti gjilanas realizoi plotë 31 gola duke u bërë lojtari i parë që arrin këtë kuotë në histori të futbollit kosovar brenda një edicioni.

E kjo u bë shkak që Mirlind Daku, të fitojë mirënjohje nga Komuna e Gjilanit, e cila e nderoi atë me një mirënjohje.

Pas këtij çmimi të fituar sulmuesi gjilanas, është shprehur i nderuar dhe i lumtur për këtë arritje suksese dhe ka falendëruar të gjithë ata që e kanë votuar.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

I lumtur me arritjen e radhes,sportisti i vitit 2021 ne komunen e Gjilanit. Faleminderit te gjithe atyre qe me kane votuar dhe faleminderit te gjithe atyre qe kan besu. Faleminderit gjithashtu kryetarit,Lutfi Haziri per perkrahjen e vazhdueshme. Ky eshte vetem fillimi.

23-vjeçari ka qenë i huazuar për një vit te “portokallezinjtë” e Suharekës, ndërsa tani ai do të ritkehet sërish te Osijeku në Kroaci.

Daku, gjithashtu ka qenë i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet miqësore të muajit qershor.

/Gazeta Sheshi/