Cristiano: “Të martën do të jetë një natë perfekte dhe ne do të kalojmë në gjysëmfinale”

104

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për realmadrid.com në prag të sfidës më të rëndësishme të sezonit deri më tani, atë të së Martës ndaj Wolfsburg.

“Të martën do të jetë një natë perfekte, do të jetë diçka magjike, me mbeshtetjen tuaj lojtarët do të japin gjithçka në fushë. Ne do te kalojmë në raundin tjetër. iHala Madrid!”
 
“Mund të fitojmë duke luajtur mirë. Me 11 lojtarë në fushë, lojtarët ne stol dhe 80.000 tifozët do te doja te shihja një stadium të mbushur qe mbeshtetë skuadrën. Kjo do të na jepte një nxitje të jashtëzakonshme”.
 
“Shpresoj për një natë magjike dhe jam shume i emocionuar për të. Skuadra ka besim, trajneri ka besim dhe tifozet duhet të besojnë. Te Martën duhet të jetë një natë magjike.”