Cristiano Ronaldo mbështet fëmijët sirian

116

Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka postuar një foto në rrjetet sociale, me ç’rast është vënë në mbështetje totale ndaj fëmijëve sirian, të cilët kanë duke e përjetuar rëndë luftë civile, transmeton Gazeta Sheshi.\

Futbollisti i cili njëherit është edhe ambasador në organizatën “Shpëto fëmijët” ka pozuar me fotografinë e një fëmiu të vogël sirian dhe me të birin e tij.

“Shpëtoni fëmijët sirian, sikurse Aymani 5 vjeçar që ka dëshirë të luajë si Cristiano JR”, ka shkruar portugezi në përshkrim.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ka mbështetur dhe përkrahur popullin sirian të prekur nga lufta, pasi edhe në të kaluarën kishte takuar dhe kishte ndihmuar disa refugjatë të ardhur në Madrid.

/Gazeta Sheshi/