CR7 barazon rekordin e Ali Daei për më shumti gola në histori të Kombëtareve

147

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka barazuar një rekord historik.

Portugezi me dy golat ndaj Francës, tani ka shënuar plotë 109 me Kombëtaren e tij.

Ronaldo tani ka barazuar rekordin e futbollistit të Iranit, Ali Daei, që ishte golashënuesi numër një në histori me Kombëtare.

Tani, CR7 gjithashtu ka 109 gola dhe brenda një kohe të shkurtër pritet ta thyejë këtë rekord.

Ndërkohë, Ronaldo gjithashtu u bë edhe lojtari i vetëm në histori që shënon më shumë se 20 gola të kombinuar për Kampionate Evropiane dhe Kupë të Botës.