Costa kërkon të ribashkohet me Atletico Madrid-in

119

Nuk është hera e parë e as që do jetë e fundit që ish-futbollistët e skuadrës Atletico Madrid kërkojnë të rikthehen në folenë e vjetër. I tillë është edhe sulmuesi spanjoll Diego Costa, që aktualisht luan tek Chelsea por kërkon të ribashkohet me skuadrën nga Vicente Calderon, transmeton Gazeta Sheshi.

Costa nuk është adaptuar asnjëherë mirë me skuadrën londineze, derisa mundësia për tu larguar nga Stamford Bridge është shumë e madhe, sidomos pas dështimit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e rradhës.

Largimi i Jackson Martinez dhe përfundimi i kontratës së Fernando Torres, i ka shtyrë drejtuesit madrilien të shqyrtojnë mundësinë për ta rikthyer në skuadër Costan.

/Gazeta Sheshi/