Conte: Pogba 120 mln euro? Unë u shita për 8 topa

407

Transferimi rekord i mesfushorit Paul Pogba te Manchester United u ka rikujtuar të gjithëve se futbolli nuk ka më një kornizë. Mund të ketë rregulla loje brenda fushës, por jashtë saj është një botë e tërë e cila po “shpërthen” çdo ditë e më shumë e me shifra të pabesueshme. Në këtë argument, pas trajnerëve si Jürgen Klopp, Arsene Wenger, Carlo Ancelotti apo Thomas Tuchel, ka hyrë edhe Antonio Conte, ai i cili ka disi më shumë të drejtë për të folur për francezin, pasi katër sezone më parë, kur drejtonte Juventusin, besoi tek aftësitë e djaloshit asokohe 19-vjeçar duke e marrë nga “Djajtë e Kuq” me parametra zero.

https://www.youtube.com/watch?v=pC-lc5v13gk

Ndryshe nga kolegët e tij, italiani nuk i është përgjigjur seriozisht pyetjes se ç’mendon për shumën e transferimit të 23-vjeçarit në “Old Trafford, por duke bërë humor me adoleshencën e tij puljeze. “Kur isha i vogël, luaja për klubin e babit tim Cosimino, Juventina Lecce. Ai ishte pronari, trajneri dhe gjithçka tjetër. Më pas, kur isha 13-vjeç, Lecce më bleu mua dhe njërin nga shokët e mi të skuadrës. Për ne u paguan tetë topa, tre prej të cilëve ishin të shfryrë”, – u shpreh tekniku i Chelsea-t për britaniken “The Sun”. Me të vërtet e pabesueshme, por komenti më pas i jep kulmin historisë reale, por që ngjan me një anektodë. “… Por ishin topa të kushtueshëm, vlenin 200 mijë lireta”, – shtoi Conte duke qeshur.