Conte nënshkruan për tre vjet me Chelsean

124
Antonio Conte raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje me Chelsean për tre vjet në dhjetë ditët e ardhshme.

Sipas “SkySports Italia”, italiania ka pasur bisedime pozitive me “Blutë” dhe do të zëvendësojë Guus Hiddinkun në fund të sezonit.

Ish-trajneri i Juventusit do të largohet nga posti i përzgjedhësit të Italisë menjëherë pas Euro 2016 në Francë.

Conte më parë ka qenë trajner edhe te Atalanta.