Conte në hall të madh, ja dilemat për në “Euro 2016”

188

Europiani është më pak se dy muaj larg, teksa trajneri i Italisë Antonio Conte ka ende disa dilema për 23 lojtarët që do të marrë me vete në Francë.

Strategu i përfaqësues së kaltër ka disa dhimbje më shumë të kokës pas dëmtimit të Marchisios, i cili është konfirmuar që zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e “Euro 2016”. Panorama Sport ju sjell më poshtë edhe disa prej dilemave të Kontes për Europianin.

Porta- Sirigu luan si titullar te PSG-ja dhe ka shfaqur një formë shumë të mirë pas dëmtimit të portierit Trap, mund të jetë zëvendësi ideal i Perin. Gjithsesi në garë me të është edhe portieri Sportielo.

Pirlo dhe Xhovinko- Dëmtimi i Marchisos ka shtuar mundësitë për grumbullimin e Giovinkos i cili është pjesë e futbollit amerikan. Sa i përket Pirlos, duket se nuk ka shumë vend për diskutim, pasi Conte beson shumë në aftësitë e tij.

Baloteli- Forma mjaft e mirë e shfaqur në sfidat e fundit ndaj Juventusit dhe Sampdorias ka shtuar mundësitë për ta parë Supermarion në Europian. Gjithsesi marrëdhëniet jo shumë të mira me Konten, ja kanë komplikuar edhe më shumë punën për të zënë një vend për në Francë. Ai e ka hedhur tashmë kandidaturën për në Francë, por nëse do të shkojë, kjo mbetet për t’u parë.