Collina etiketon Vardyn për të keq

141

Jamie Vardy është futur në “listën e zezë” të gjyqtarëve për Kampionatin Evropian 2016.

Sipas mediave angleze, ai po konsiderohet ndër sulmuesit që simulojnë më së shumti, para “Euro 2016”, sidomos para simulimit me West Hamin, që i kushtoi më pas me përjashtim nga loja.

Dhe, informacione të tilla do t’iu dërgohen gjyqtarëve të Kampionatit Evropian, të cilët do të informohen në hollësi për sjelljet e futbollistëve përmes disa mikroskopëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i gjyqtarëve, Pierluigi Collina, i cili ka theksuar që objektiv i UEFA-s është që gjyqtarët të jenë sa më të informuar para se ta drejtojnë një ndeshje.