Coldplay në krye të toplistës

163

Coldpaly kanë arritur në maje të toplistës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, pas performancës së të shtunës në Super Bowl.

Albumi i tyre “A Head Full Of Dreams” më parë e kishte arritur kulmin vetëm deri në vendin e dytë të toplistave – të prirë nga Adele në fund të vitit të kaluar.

Por shitjet e tyre u rritën këtë javë pas performancës së tyre të vlerësuar në Super Bowl.

Ata dolën në skenë së bashku me Beyonce, Mark Ronson dhe Bruno Mars, duke performuar për audiencën televizive të përbërë prej rreth 112 milionë shikuesish.

Pozita e tyre në toplistën e kësaj jave do të thotë se secili prej shtatë albumeve të këtij grupi tani e ka prekur vendin e parë.

Coldplay e rrëzoi në vend të dytë këngën prijëse të javës së kaluar, “Pillowtalk” të Zayn Malik.