Çmendet Mourinho: Ja çfarë u bën futbollistëve

318

Jose Mourinho u ka treguar futbollistëve të Manchester United se kush është ‘bosi’ në skuadër. Tekniku portugez ka urdhëruar futbollistët e tij të ngrihen nga gjumi në ora 5, derisa një orë më vonë ka filluar me seancën stërvitore, transmeton Gazeta Sheshi nga The Sun.

Djajtë e Kuq janë duke zhvilluar fazën përgatitore në Kinë, derisa kanë zhvilluar dy duele miqësore deri më tani.

Siç raporton The Sun, Mou nuk ishte i kënaqur me formën e treguar nga futbollistët e tij, ndaj ka vendosur që seancat stërvitore ti nisë më herë si zakonisht, si formë regjimi për të përmirësuar gjendjen fizike të lojtarëve.

/Gazeta Sheshi/