“Çmenden” serbët: Vëllezërit rusë na ngulën thikën pas shpine

216

Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë triumfin e Majlinda Kelmendit në kampionatin evropian të xhudos.

Ato duket se janë tejet të acaruara për faktin se himni i Kosovës u intonua në Rusi, me rastin e shpalljes kampion Evrope të Majlinda Kelmendit.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila përfaqësoi Kosovën, fitoi titullin kampion Evrope në qytetin rus të Kazan në kategorin 52 kilogramë.

“Rusia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, u detyrua të lejonte flamurin dhe himnin e të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, shkruan portali serb ‘Kurir.rs’.

Gjatë ceremonisë së dhurimit të medaljeve u intonua himni i Kosovës, të cilin e përshëndetën edhe ushtarët rusë.