Cka thote mjeku turk i Medikusit qe bente transplantimin e veshkave ne Kosove

133

Doktori turk, Jusuf Sonmez, i akuzuar nga EULEX per transplantim te veshkave ne kliniken Medicus ne Kosove eshte ende ne kerkim. Gjykata e EULEX-it, nderkaq, veq ka denuar disa persona te akuzuar ne kete rast. Bile, njeri prej te cileve eshte zyrtar i Qeverise.

Ndonese mjeku turk, i cili edhe e ka bere vete transplatimin e veshkave, eshte ne kerkim, Televizioni HBO, qe ka trajtuar detajisht rastin e transplantimit ilegal te veshkave ne kliniken Medicus, ka arritur t’i marre interviste atij.

 

Jusuf Sonmez ka deklaruar per kete televizion se arsyeja pse ka ardhur ne Kosove eshte oferta e mire fitimprurese.

“Sa i përket Kosovës dhe Azerbajxhanit, gjithçka është e thjeshtë. Unë jam kirurg, kam pasur një ofertë, së pari nga Kosova. Kam shkuar atje për një arsye të thjeshtë, për të fituar para. Megjithatë, në Kosovë kam pasur një ofertë të mirë, të cilën e kam pranuar”, deklaron Sonmez i intervistuar nga HBO.

Ndërsa gruaja e Sonmezit gjatë intervistës për kanalin HBO, tha se ishte tronditur kur ka dëgjuar këto akuza por refuzon ta pranojë se bashkëshorti i saj i ka kryer ato transplantime.

“Rasti i Kosovës, e ka dëmtuar mjaft familjen time. Vëllai im dhe familjarët e tjerë pasi kishin dëgjuar për rastin, më kanë kontaktuar dhe më thanë se a e di se po jetoj me një përbindësh. Me kohë jam munduar t’ua shpjegoj se Jusuf nuk ishte i tillë, u mundova t’iu tregoj se të gjitha këto akuza janë të montuara vetëm nga mediat”, thotë ajo.

Viktimat e transplantim të veshkave ishin nga Izraeli, Rusia, Bjellorusia, Turqia dhe pjesa tjetër e viktimave të pa identifikuar. Atyre i ishin premtuar parat prej 10 000 – 12 000 dollarë amerikanë për një veshkë.

Viktimat kanë nënshkruar kontrata false, shumica prej tyre nuk janë paguar. Viktimave i është organizuar transporti prej Stambollit në Kosovë. Deri sot janë identifikuar 11 marrës të veshkave nga shtetet e ndryshme Izraeli, Polonia, Kanadaja, SHBA etj. Marrësit kanë paguar deri 100 000 dollarë amerikanë për një veshkë.