Çfarë të keqe ua bëri Semir Zeneli futbollistëve të Drenicës?

179

Sulmuesi i Hajvalisë, Semir Zeneli i la futbollistët e Drenicës pa premia. Kuqezinjtë në rast të ndonjë rezultati pozitiv të dielën në Kizhnicë, do të pasuroheshin me nga 200 euro.

Ndërkohë, Zeneli shënoi golin e fitores 1:0 në minutën 89.

Drenica kishte shënuar dy fitore radhazi, ndaj Prishtinës në shtëpi dhe ndaj Dritës në udhëtim.