Çka e dallon Hajvalinë dhe 89-shin nga skuadrat tjera (Foto)

207

Në mbarë botën, klubet e futbollit e kanë autobusin e vetë me mbishkrim, i cili transporton futbollistët dhe stafin sa herë që kërkohet.

Ndërkohë, në Kosovë klubet detyrohen që të kontraktojnë kompani të ndryshme, pasi vetëm dy skuadra, Hajvalia dhe Trepça ’89 kanë autobusin personal me mbishkrim të klubit, shkruan Gazeta Sheshi.

Normalisht, kjo e bën më të vështirë udhëtimin, madje e zbeh edhe organizimin sado të mirë të një klubi.

Për dallim nga ekipi nga paralagja e Prishtinës që ka autobusin me më shumë ulëse dhe më komod, ai i 89-shit është paksa më i vogël, por i mjaftueshëm për të kryer punë.

Krahas Superligës, edhe në Ligën e Parë ekziston një klub që tashmë ka një autobus modern me mbishkrim. Fjala është për Vëllaznimin e Gjakovës.

Ndërkohë, qysh moti edhe Deçani kishte një autobus të tillë, të cilin ia kishte siguruar komuna. Ky ekip tashmë bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës.

12063522_1046599038745801_6737160417804720341_n

12495167_590942624386798_4857270079487335397_n