Cka duhet të bëni për të qenë e parezistueshme për meshkujt

341

Edhe pse nuk dine te shprehen shume mire, meshkujt janë shumë të kujdesshëm në vrojtimin e partnereve të tyre.

Kur meshkujt ia vene mendjen dikujt, fillojnë të vërejnë gjëra të vogla që u pëlqejnë. Ja disa shembuj se cka duhet te beni:

1.Shprehjani dashurine duke i kushtuar vemendje

Meshkujve u pelqen kur ndjehen te dashur nga femrat, edhe pse nuk e pranojnë sepse nuk duan të dëmtojnë imazhin e “burrit”. Kompromiset dhe sakrificat e vogla që bëni për meshkujt atyre ju vlejnë shumë dhe e adhurojnë vëmendjen tuaj.

2. Jini e sinqerte  

Meshkujt nuk pëlqejnë vetëm dashurinë por edhe sinqeritetin në dashuri. Të gjithë e dinë se kur një femër e vërtetë dashuron një mashkull dhe dashuria është reciproke, ajo e kthen atë në masë edhe më të madhe.

3. Shikojeni ne sy

Mos e kuptoni këtë gjë gabimisht, nuk flasim për pamjen fizike apo format trupore por për shikimet e fshehta që ia dhuroni nga koha në kohë. Partneri juaj e adhuron shikimin tuaj, nuk e keni idenë se çfarë i shkaktoni me ato shikime të mprehta.

4. Lëshojini flokët

Secilit mashkull i pëlqejnë flokët e femrës, u pëlqen se si i lëkundë era, se si ju lozni me gishtërinjtë në flokë, andaj ju duhet të investoni në balsam të mirë që të dukeni e parezistueshme.

5. Qeshuni

Grimi më i mirë për një femër është buzëqeshja e saj. Ndoshta duket e pabesueshme por meshkujve u pëlqen buzëqeshja juaj si dhe arsyet që sjellin një gjë të tillë.

6. Jini e vendosur

Atij i pëlqen vendosshmëria dhe përqëndrimi juaj.

7. Vishini rrobat e tij!

Atij i pëlqen të mbani rrobat e tij. Kjo gjë ndoshta nuk ka rëndësi për juve mirëpo për të ajo nënkupton se jeni e tij.

8. Mos shikoni se kush e ka rendin ta therrase tjetrin – thyejini paragjykimet

Mashkullit nuk dëshiron asgjë më tepër se mesazhin që ia dërgon e dashura, e thërret e para në celular, që nënkupton se nuk është më e rëndësishme në këtë lidhje se kush kë e thërret./femra.net/