City zyrtarizon një blerje rekord për Guardiolën

134

Pak orë pasi UEFA publikoi listën e Manchester City-it për turin playoff të Ligës së Kampioneve, ku ishte përfshirë edhe emri i Stones, edhe Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të Evertonit.

“Qytetarët” do t’i paguajnë Evertonit 47.5 milionë sterlina, që do të thotë se Stones bëhet mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në histori.

Talenti 22-vjeçar i Anglisë ka firmosur një kontratë 6-vjeçare dhe bëhet blerja e tetë e Pep Guardiolës.