City i hendikepuar ndaj PSG-së

138

Të martën mbrëma, City pret PSG-në në Etihad Stadium’, ku do të mungojë kapiteni Vincent Kompany.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Manuel Pellegrini, i cili ka treguar Kompany nuk do të ftohet për këtë ndeshje.

Fillimisht në dyshim ishte edhe qendërmbrojtësi tjetër, Nicolas Otamendi, i cili pësoi një lëndim të shtunën ndaj West Brom, por ish trajneri i Real Madridit ka konfirmuar se argjentinasi është i gatshëm të përballet me kampionët e Francës.