City e PSG në garë për mesfushorin e Romës

125

Pas Chelseat në garë për Miralem Pjanicit është futur edhe Manchester City e PSG.

Të hënën u fol se Pjanic gjendet në Londër për të filluar bisedimet me skuadrën nga Stamford Bridge.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajner i ri i Chelseat, Antonio Conte, nuk është i interesuar për boshnjakun, po për Radja Nainggolan.

Manchester City ka kërkuar më shumë informacione pasi që marrëdhëniet janë të mira mes skuadrave pas blerjes së Edin Dzekos.

Po ashtu edhe Paris Saint Germain është futur në garë, pasi mund ta përdoret edhe Lucas Dignes që nuk është paguar.

Lojtari kërkon rritje page deri në 4 milionë për sezon dhe klubet e drejtuara nga sheikët janë gati t’ia plotësojnë.