Cilët ishin tre heronjtë e Juventusit në rrugën drejt titullit? (Foto)

132

Në kampin e Juventusit ka festë, ata po festojnë titullin e 5-të me radhë të cilin e siguruan matematikisht sot, pas humbjes së Napolit kundër Romës.

Edhe pse futbolli njihet si sport kolektiv, padyshim që në ekip duhet të jenë disa individ të caktuar të cilët mund ta bëjnë diferencën dhe ta shtyjë ekipin përpara drejt sukseseve.

Gazeta Dello Sport ka përzgjedhur tre heronjtë e Juventusit në luftën drejt titullit.

Heroi i parë i Scudettos padyshim që është Buffon. Kapiteni i Juves ka qenë gjithmonë prezent në fushë dhe është treguar një lider i vërtetë në çastet më të vështira. Ai madje arriti ta thyejë rekordin për më së shumti minuta të kaluar pa pranuar gol.

Heroi i dytë i Scudettos është Marchisio. Shumë e konsiderojnë Pogban si futbollisti më i mirë në mesfushën e Juves, mirëpo pa kontributin e Marchisios mesfusha nuk do të ishte kjo që është. Marchisio ka filluar të luajë një rol kyç në mesfushë, duke bërë që mungesa e Pirlos të mos vërehet fare. Në secilën ndeshje që Marchisio ka startuar, Juventusi nuk ka humbur dhe kjo statistikë është dëshmi për rëndësinë e tij.

Heroi i tretë është Dybala. Ai ishte lojtari më i mirë i Juventusit në këtë sezon. Dybala arriti nga Palermo për një shumë më të madhe se 40 milionë euro dhe shumë e konsideruan si çmim të fryrë për një futbollist që ende nuk është provuar në një klub të madh, mirëpo ai e la pas vetes presionin e çmimit dhe u bë “vrasësi me fytyrë fëmije” i Juventusit. 22-vjeçari ka shënuar 20 gola në të gjitha garat për Juventusin deri më tani.