Cikalleshi e cilëson si personazh karizmatik Munishin, thotë se ai i bën emisionet shumë të gjalla

678

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, në një intervistë për “Telegrafin” ka folur për trajnerin e Gjilanit, Ismet Munishi, shkruan Gazetasheshi.com.

Cikalleshi gjatë pyetjes për Superligën e Kosovës, u përgjigj se shikon shumë rrjetet sociale dhe në vendin tonë e ka parë si personazh karizmatik Ismet Munishin, duke shtuar tutje se trajeneri i Gjilanit i bën emisionet e gjalla me prononcimet që i jep.

“Unë shikoj gjithmonë rrjetet sociale dhe nuk e di sa herë e shikoj, atje është një personazh karizmatik është ai Ismet Munishi. I kam parë shumë shpesh intervistat e tij dhe ai hynë shumë thellë në detaje, është një njeri karizmatik dhe e ndjek pasi i bën emisionet shumë të gjalla”, deklaroj Cikalleshi.

Sulmuesi shqiptar është duke luajtur për Konyaspor në Superligën e Turqisë dhe nga 33 paraqitje ka shënuar plotë 8-të gola dhe ka 3 asistime.

/GazetaSheshi/