Chievo-Balotelli, kjo është ideja e çmendur

199

Në garën për Mario Balotellin tashmë është aktivizuar edhe Chievo. Një darkë për të provuar mundësinë e një shkëndije dashurie mes klubit verdheblu dhe “djalit të keq” të futbollit Italian, i përfunduar në marzhet e fanellës së Liverpool. Aq sa për të mbetur jashtë turneut përgatitor që po zhvillohet në Amerikë, i detyruar të stërvitet me ekipin U-21 të të kuqve në Melwood.

Chievo ka vendosur kështu të konkretizojë sulmin e saj për të bërë për vete sulmuesin. Pavarësisht dy viteve të fundit negative mes Milanit dhe Liverpool, sharmi i “Super Mario” ka mbetur i cënuar dhe aftësitë e tij teknike nuk vihen në diskutim. Presidenti i verdhebluve, Luca Campedelli, është angazhuar personalisht për të tentuar që të realizojë këtë goditje të madhe në merkato.

Mario_Balotelli_Getty_Images-630x415Gjatë ditëve të shkuara, presidenti i Chievos dhe Mino Raiola, menaxheri i Balotellit ishin protagonistë të një darke të përbashkët pune. Të dy njihen prej më shumë se dhjetë vitesh dhe gëzojnë marrëdhënie të mira, sikurse dëshmojnë edhe transaksionet e shumta të realizuara bashkë. Të premten e kaluar, në restorant “Cavour”, në Dossobuono të veroneses, “pjata” kryesore ishte pikërisht Mario Balotelli. Një ide e çmendur intrigon presidentin Campedelli, i cili është i bindur se mund të ndihmojë Marion që të rikthehet në nivelet optimal. Presidenti i Chievos ka folur gjatë orëve të fundit personalisht me Balotellin duke i treguar për projektin e tij, teksa Mario ka kërkuar për pak kohë para vendimit. Në sfond mbetet ende Ajax.