Chelsea mbetet pa njërin ndër yjet kryesorë (FOTO)

177

Chelsea mund të ketë fituar duelin ndaj Liverpoolit në Champions Cup, por duket se ka humbur sulmuesin kryesor Diego Costan. Futbollisti me pasaportë spanjolle ka dërguar një mesazh lamtumirës në llogarinë e tij, përcjellë Gazeta Sheshi.

“Faleminderit për gjithçka shokët e mi”, ishte mesazhi i sulmuesit. Madje ai ka larguar edhe fotografinë e tij të profilit ku ndodhej me fanelën e Chelseat, ndërkohë që është përmendur shumë për një rikthim të mundshëm tek ish skuadra e tij, Atletico Madrid.

/Gazeta Sheshi/