Chelsea këmbëngul për Ramosin

117

Antonio Conte e dëshiron mbrojtësin Sergio Ramos në ‘Stamford Bridge’.

Pas lajmeve se Branislav Ivanovic do të largohet nga Chelsea gjatë verës, ‘Blutë e Londrës’ janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin e serbit.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, trajneri i ardhshëm i Chelseat, Antonio Conte, e pëlqen shumë kapitenin e Realit, të cilin e sheh atë si shumë të rëndësishëm për projektin e tij në Londër.

Sidoqoftë, kapiteni i Los Blancos, i cili rinovojë kontratën me Realin deri në vitin 2020, vështirë se mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.