Chelsea fillon rindërtimin e skuadrës me Mats Hummels-in

144

Pas një sezone katastrofë të dobët, blutë e Londrës tashmë kanë filluar përgatitjen e skuadrës për sezonin e ri. Tashmë pritet ardhja e Antonio Conte-s në stolin e Chelsea-t, së bashku me të edhe një grup futbollistësh, në mesin e të cilëve edhe mbrojtësi i skuadrës gjermane Borussia Dortmund, Mats Hummels, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç kanë raportuar në ishull, Hummels do të jetë zëvendësuesi adekuat i legjenës angleze John Terry, i cili pritet të largohet në fundin e këtij sezoni, pasi i përfundon kontrata me blutë.

Përveç Chelsea-t, edhe skuadra tjetër angleze Manchester United është e gatshme të hyjë në garë për ti fituar shërbimet e mbrojtësit gjerman.

/Gazeta Sheshi/