Champions, nuk priten surpriza për Atl. Madrid e Man. City

142

Champions League vjen në skenë këtë të martë me përballjet e kthimit të 1/8 që do të përcaktojnë edhe dy prej skuadrave që do ta avancojnë në cerekfinale. Në Vicente Calderon Atletiko e Madridit pret PSV dhe pas barazimit pa gola që dy skuadrat patën në Philips Stadion gjithcka mbetet e hapur me skuadrën e Simeones që ka në krahun e saj avantazhin e faktorit fushë por nga ana tjetër formacioni i Phillip Cocu shpreson të surprizojë pasi i mjafton edhe një barazim me gola për të kaluar turin.

Me një sukses Atletiko do të siguronte për të tretin vit rradhazi avancimin në cerekfinale. Diego Simeone që fitoi në fundjavë 3-0 ndaj Deportivo La Coruna-s ka të dëmtuar mbrojtësin Tiago Mendez por pritet ti rikthehet në dispozicion Fernando Torres. Psv në krahun tjetër synon të arrijë cerekfinalen e parë të Championsit në 9 vitet e fundit , por për të arritur dicka të tillë ju duhet të thyejnë disa tabu pasi këtë sezon nuk kanë shënuar asnjë fitore në transfertë në kompeticionin europian dhe për më tepër, holandezët nuk kanë fituar asnjë nga 12 takimet që kanë zhvilluar gjatë historisë së tyre në tokën spanjolle.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes Manchester City duket se është me një këmbë në cerekfinale pasi pret Dinamon e Kievit pas fitores 3-1 që skuadra angleze arriti në kryeqytetin ukrainas me golat e Sergio Aguerro, David Silva dhe Yaya Toure. Skuadra e Manuel Pellegrinit edhe pse me mungesa të rëndëishme si Kevin De Buryne e Samir Nasri  pritet që ta administrojë një avantazh të tillë edhe për faktin se kundërshtarët e tyre ukrainas nuk kanë fituar në asnjë nga 13 vizitat e tyre të mëparshme në Angli duke i humbur 11 prej këtyre ndeshjeve.

/Super Sport/