Champions League zbarkon në Kryeministri

118

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin sociale “Facebook” u ka bërë një ftesë të gjithë sportdashësve që t’i bashkohen në eventin për të ndjekur në fushën para Kryeministrisë sfidën City-Real.

“Nesër në fushën e blertë të kryeministrisë Manchester City vs. Real Madrid. Të gjithë miqtë e fushës, po edhe miqtë e miqve apo ata që duan të bëhen miq nesër, janë të mirëseardhur.

(Shi nuk duket të ketë gjatë ndeshjes, po për çdo rast merrni një mushama me vete për t’u ulur)”, shkruan Rama në rrjetin social.