Champions League të rikthehet në rrjetin tokësor dhe të përcillet pa pagesë

208

Ndjekësit e kompeticionit më prestigjioz në Evropë do të mund ta ndejkin këtë garë pa pagesë shumë shpejtë.

Ndjekësit e kompeticionit janë dëmtuar shumë pas lidhjes së marrëveshjes 897 milionëshe të UEFA-së me kompaninë televizive BT Sport për të drejtat ekskluzive në transmetimin e Champions League-s për tre vitet e ardhshme.

Sipas Daily Mail shumë zyrtarë të UEFA-së kanë pranuar se vendimi për t’ia shitur të drejtat televizive BT Sport ka qenë një ‘gabim’.

Vetëm 1 milion shikues përcollën barazimin 2-2 të PSG-së dhe Manchester City-t të mërkurën. Ky numër është 5 herë më i vogël nga audienca që përcillte ndeshjet e Champions gjatë kohës kur takimet transmetoheshin në rrjetin tokësor.

UEFA thuhet se është e kënaqur me marrëveshjen me BT, por e zhgënjyer me rënjen e shikueshmërisë.

Ish transmetuesit e Champions League-s pritet të bëjnë ofertë vitin e ardhshëm për të siguruar të drejtat e transmetimit për sezonet në vazhdim.