Challandes: Nuk mund ta ftoj Dakun vetëm se ka shënuar disa gola në Superligë

501

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes po zhvillon një intervistë në emisionin Rubikon.

Atij disa herë iu drejtua pyetja pse nuk e ftoi Mirlind Dakun në ndeshjet e marsit dhe a do të thotë kjo se nuk e vlerëson sa duhet Superligën e Kosovës.

“Daku është temë për ekipin tonë dhe për mua. Unë e pranoj pyetjen tënde vetëm nëse mendoni se ishte zgjedhje e keqe, se Daku është më i mirë se ndonjë lojtarë tjetër që ishte në ekip, por vetëm pse ka shënuar disa gola këtu në kampionat, jo, kjo nuk ësht arsyeja”, tha Challandes.

“Është çështje e konkurrencës. Unë nuk flas keq për ligën e Kosovës. Nuk mund të krahasoni një sulmues të ligës së Kosovës me një sulmues si Rashica. I kam parë dy lojë të Dakut tani në Kupë dhe në kampionat”, ka shtuar Challandes.

Tutje ai theksoi se megjithatë i pranon kritikat për mos ftesën e golashënuesit më të mirë në Superligë, sepse është përgjegjësia e tij.