Challandes i pranishëm në ndeshjen Ballkani – Besa

307

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka qenë i pranishëm në stadiumin e “Qytetit” në Suharekë, ku është zhvilluar ndeshja e javës së 28-të në Superligë, në mes Ballkanit dhe Besës.

Tekniku zviceran e ka shijuar nga afër ndeshjen deri në fund të takimit, shkruan Gazetasheshi.com

Challandes edhe në këtë ndeshje e ka shikuar nga afër formën momentale të Mirlind Dakut, por edhe për ta ‘piketuar’ ndonjë lojtar tjetër.

Megjithatë, kujtojmë që Ballkani në këtë ndeshje ka marrë një fitore të lehtë ndaj Besës me rezultat 4:1.

Pas kësaj fitore të besuarit e Blendi Shkëmbit janë ngritur në kuotën e 58 pikëve aq sa ka edhe Drita, por me një ndeshje me pak. Ndërsa Besa në vendin e fundit me 10-të sosh.

/GazetaSheshi/