Challandes i pranishëm në duelin ndërmjet Dritës dhe Ballkanit

192
Bernard Challandes, selektor Kosovës, i pranishëm në duelin ndërmjet Dritës dhe Ballkanit | FOTO: Lumi HD

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ishte i pranishëm në duelin e xhiros së 34-të në Superligës ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Challandes ishte i shoqëruar nga menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, me të cilin ndoqën nga afër formën e disa futbollistëve para ndeshjeve miqësore të Kosovës në qershor.

Tekniku zvicerian ka ndjekur disa ndeshje të Superligës këtë edicion, por që nuk ka patur ndonjë ftesë për futbollistët e kampionatit elitar në vend.

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme
Ndryshe dueli ndërmjet Dritës dhe Ballkanit u mbyll me shifra të barabartë 1-1. Njërin nga dy golat e ndeshjes e realizoi futbollisti Mirlind Daku, i cili vazhdon të kërkojë një vend në listën e Challandes për ndeshjet e Kosovës.

/Gazeta Sheshi/