Çfarë po ndodhë me Griezmannin dhe Koeman?!

282

Barcelona do mundohet që në ndeshjen e dytë ndaj Sevillas për Copa del Rey të rikthej rezultatin 2-0.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar më 10 shkurt në Andaluzi, përcjell lajmi.net.

Së fundmi, kemi parë një strategji të re në kampin Blaugran, ku është ndryshuar formacioni nga 4-3-3 në 3-5-2 dhe Barcelona po sulmon më shumë.

Megjithatë, në dy ndeshjet e fundit kemi parë se Antoine Griezmann është lënë në bankën rezervë nga holandezi.

Mbetet të shihet nëse do të jetë ndeshja e tretë radhazi që do të ndodhë një veprim i tillë apo gjërat do të ndryshojnë.

Pedri dhe Ronald Araujo pritet të grumbullohen me skuadrën pas probleme të cilat patën në ndeshjen e fundit.