Celina tregon për “luftën” që bëhet para Guardiolas

216

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, e përshkruan si “luftë” atë që bëjnë ai dhe lojtarët e tjerë në ditët e para të përgatitjeve, për të fituar vëmendjen e trajnerit të ri të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Të gjithë dëshironin të tregonin veten e tyre”, ka thënë 19-vjeçari për “Sportel.com”. Celina është përfshirë në ekip për përgatitjet e skuadrës për edicionin 2016/2017.

“Pjesa e parë e përgatitjeve ka shkuar mirë. Ai është një trajner shumë i mirë dhe përpiqet të ndihmojë të gjithë. Ai në veçanti bisedon shumë me ne të rinjtë. Kjo është diçka e re. Stërvitjet janë intensive dhe më shumë të përqendruara në pjesën taktike. Ai është shumë i sjellshëm, miqësor dhe argëtues. Atij i pëlqen të ketë argëtim, por bëhet shumë serioz kur flet për futbollin. Ai kërkon vëmendje dhe ne patjetër duhet të bëjmë siç na thotë”, ka theksuar Celina.