Ceferin vjen me mesazhin për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Superligën Evropiane

461

Superliga Evropiane ka mësuar edhe 12 skuadra pjesëmarrëse që do të garojnë njëra me tjetrën.

Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY.

Klubet si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Për këtë vendim të klubeve ka reaguar edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferini cili tha se lojtarët që luajnë në këtë ligë nuk do të luajnë në Kupën e Botës e as në Euro madje nuk do të grumbullohen as me Kombëtaren e tyre.

“Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe Euro. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”, tha Ceferin.