Cazorla humbet Europianin

116

Santi Cazorla nuk ka përfunduar ende tratmanin e rikuperimit, megjithëse në muajin e shkuar është pritur rikthimi tij brenda tapetit jeshil.

Sipas informacioneve të dhënë nga trajneri i tij Arsene Wenger, Cazorla rrezikon të humbase Kampionatin Europian, pasi që vuan nga një inflamacion në tendën e akilit.

“Duhet të ndalojmë që inflamacioni ta mund Santin, në mënyrë që ai të rikthehet sa më shpejtë në fushë”, theksoi Wenger në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së mesjavës, në të cilën Arsenal përballet me Swansea City-n.

Cazorla është lënduar që tre muaj, derisa rikthimi i tij në fushën e lojës, mund ti kushtojë përzgjedhësit të Spanjës, Vicente Del Bosque, që ka filluar të mendojë të alternativë tjetër në vend të mesfushorit të Arsenal-it.