Cazeneuve: Shengeni duhet të vihet në pikëpyetje

142

Sistemi Shengen duhet të vihet menjëherë në pikëpyetje dhe të përforcohet siguria për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Brendshëm të Francës, Bernard Cazeneuve, pas ngjarjeve në Bruksel.

Ai tha se kjo është një situatë që shton dhe më shumë emergjencën për të bërë një debat parlamentar për të ndryshuar modelin e kontrolleve.

“Duhet të luftojmë edhe më shumë dokumentet falso që mund të paraqiten nëpër aeroporte dhe në kufijtë e jashtëm të BE. Është thelbësore të mbajmë një vigjilencë” tha Ministri.

Nga ana tjetër, ministri francez tha se të gjitha institucionet për garantimin e jetës në Francë janë në nivel sigurie. 1000 forca shtesë janë vendosur në kufirin hyrës me Belgjikën prej arrestimit të Abdeslam.

Ai sqaroi se alarmi ka nisur prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe në operacionet e organizuara 6 milion njerëz kanë kaluar në kontrollin e policisë.

“Kryeqyteti belg është gjendur këtë mëngjes nën kërcënimin e terrorizimit, të cilëve duhet tu përgjigjemi të gjithë së bashku”, tha Caseneuve.