Cavani kundër VAR-it: Feston dhe pastaj goli yt anulohet pasi i ke flokët në pozitë jashtë loje

171

Sulmuesi i Manchester United ka dalë kundër sistemit VAR.

Cavani deklaroi hapur që është kundër sistemit var për arsye se e prishë emocionin e lojës së futbollit.

Uruguajani duke folur në një intervistë për “Dos de Punta”, ka folur për teknologjinë që sipas tij po e prish esencën e futbollit.

“VAR-i ia heq bukurinë dhe esencën futbollit”, tha ai.

“Nuk e dini sepse gjyqtari të sinjalizon një penalti ose të thotë se je në pozicion jashtë loje”, shtoi ai.

“Është e vështirë, shënon një gol dhe pret dy minuta para se të festosh”, tha Cavani.

“Ose më keq, feston dhe pastaj të thonë që është anuluar sepse thoni yt ose flokët e tua ishin në pozitë jashtë loje”, përfundoi Edinson Cavani.