Çaushi: Qytetaret e pakenaqur le t’i bashkangjiten protestave

145

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në Facebook, ka denuar aktin e tentimit per diegien e Kuvendit dhe aktet e meparshme te djegies se veturave me molotove, te cilat i kane marre persiper “Qytetaret e Pakenaqur”. Ai ka thene se ato janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe, njekohesisht, ka ftuar pushtetin qe te mos perdore Policine vetem per te shtypur protestat por te veprojne ne te ketilla raste.

Por, sipas tij, pushtetit i intereson që Policinë ta përdorë vetëm që të shtypë protestat.

Lexoni më poshtë postimin e plote te Çaushit:

“Aktet e tilla si sulmi ndaj Zyrës së Presidentes janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Ministria e Brendshme dhe Policia duhet të vepronin pikërisht në raste të tilla, por pushtetit po i intereson ta përdorë Policinë vetëm që të shtypë protestat e të arrestojë opozitën.

Ne sërish iu bëjmë thirrje të gjithë të pakënaqurve që në vend se të ndërmarrin veprime të tilla, të bashkohen me ne në protesta e demonstrata deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese.

Qeveria e Kosovës duhet të largohet sa më parë, ashtu që t’iu kthehet legjitimiteti institucioneve dhe të kthehet normaliteti në Kosovë”.